Miley Cyrus s’njeh limite, poza të ‘nxehta’ me të dashurin e ri

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus tashmë është pikasur për veprimet e saj të pamatura dhe të nxituara. Paqëndrueshmëria e jetës dashurore së saj nisi pasi u nda nga bashkëshorti, Liam Hemsworth me të cilin kaloi plot tetë vite të jetës.

Rikujtojmë se shkak i ndarjes ishte lidhja e Miley-t me Kaitlynn Carter, nga e cila u nda pas disa kohësh dhe ishte një lidhje që zgjati shumë pak. Por 26-vjeçarja nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një romancë me kantautorin, Cody Simpson.

Dyshja nuk ishin të fshehtë në publikimin e raportit të tyre. Kohën kur Miley qëndroi tani në spital, ajo u pa nën shoqërinë e Cody-t i cili u kujdes që t’i dërgonte trëndafilë dhe këndonte një këngë të padëgjuar më parë.

Kanë vetëm pak kohë që shoqërohen së bashku por Miley tregon se është mjaft e lidhur me Cody-n, aq sa të postojë dhe foto intime.

Foto e mësipërshme është postuar nga vetë artisti në rrjetin social “Instagram”.

/real-news.tv/