fbpx

Miliarderi Elon Musk paguan 250 mijë dollarë për të shkuar në hapësirë me firmën e Branson

Elon-Musk.jpg

Themeluesi i SpaceX Elon Musk ka blerë një biletë për të fluturuar në hapësirë me Virgin Galactic. Këtë lajm e bëri të ditur kompania e fluturimit që aktualisht po feston dërgimin e Sir Richard Branson në hapësirë. Musk pagoi 10,000 dollarë për të rezervuar vendin e tij në hapësirë, ndërsa çmimi final për biletën është rreth 250,000 dollarë.

Megjithatë, udhëtimi në hapësirë me SpaceX pritet që jetë akoma më shumë i shtrenjtë. Kompania e turizmit hapësinor Axiom Space po shet bileta për kapsulën Creë Dragon që shkojnë deri në 55 milionë dollarë.Më pas pasagjerët do të kenë mundësi të qëndrojnë për 10 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303