Sulmi i Sri Lanka-s i mori jetën 3 fëmijëve të miliarderit danez Anders Holch Povlsen. Povlsen është drejtori ekzekutiv i kompanisë së famshme daneze të veshjeve, Bestseller.
Sipas BBC-së, familja ndodhej aty për të kaluar Pashkët, por 3 nga 4 fëmijët e çiftit nuk mundën t’i shpëtonin tragjedisë që pushtoi vendin.
Anders ka reaguar së fundmi dhe e ka përshkruar humbjen si ‘krejtësisht të pakuptueshme’, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Anders Holch Povlsen konfirmoi se i biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Duke lexuar mesazhin tek një turmë prej rreth 700 dashamirësish, në Brande të Danimarkës pastorja Arne Holst-Larsen tha:
‘Humbja e fëmijëve tanë të dashur Alma, Agnes dhe Alfred janë plotësisht të pakuptueshme. Me dashurinë e njërëzve që na rrethojnë, miqve dhe kolegëve të talentuar, por edhe me familjen tonë të bashkuar ne do ia dalim ta kalojmë të gjithën këtë. Ne e vlerësojmë shumë dashurinë që shfaqët sonte, jo vetëm për familjet dhe fëmijët tanë, por për të gjitha viktimat e veprimeve mizore në Sri Lanka”.
Fëmijët e Povlsen u vranë vetëm disa ditë pasi ai zbuloi planet për t’i dorëzuar pasuritë e tij tek fëmijët, me shpresën se do të vazhdonin të ruanin trashëgiminë. /real-news.tv
Burimi: Daily Mail

