Miliarderi i Coca-Colës në gjyq për ngacmim seksual

Alkiviades David, sipërmarrësi miliarder grek i Coca-Colës, është i detyruar të paguajë 11 milionë dollarë në gjyq për ngacmime seksuale në punë.

Ai zotëron fabrikat e shisheve të Coca-Colës dhe u padit nga një nënë e vetme 42 vjeçare me pretendimin se ishte shkarkuar padrejtësisht meqë kishte refuzuar dëshirën e tij për marrëdhënie seksuale.

Gjykata e Kalifronisë u detyrua t’i japë Chasity Jones 3.1 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 8 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara nga puna.

Shuma totale prej 11 milionë dollarësh është një nga pagesat më të mëdha për ngacmim seksual sipas avokates së Jones, Lisa Bloom.

Miliarderi nga ana tjetër i cili është pala i akuzuar, u shpreh se shuma është qesharake dhe këmbëngul se nuk do ta paguajë. /real-news.tv

Burimi:Daily Mail