fbpx

Miliona ndjekës në Instagram, Loredana bën veprimin e papritur

Reperja Loredana gjithnjë sjell hite por komentohet shpesh edhe për ndarjen nga Mozzik. Mirëpo, së fundmi ajo ka ndërmarrë një veprim të papritur.

Bukuroshja bionde është “zhdukur” nga rrjeti social Instagram.

Ndoshta kjo “zhdukje” e saj nga rrjetet sociale mund të lidhet me projektet e saj të fundit si dhe albumin për të cilin ka kohë që ka nisur të punojë.

Megjithatë, një tjetër arsye që mund ta ketë shtyrë Loredanën drejt këtij vendimi, është pushimi nga rrjetet sociale për një kohë, gjë të cilën e kanë bërë shpesh edhe yjet ndërkombëtar.