fbpx

Miliona njerëz po shikojnë përpjekjet epike të ariut të vogël

ariu.jpg

Videoja e një arushe së bashku me të voglin e saj që tentojnë të ngjiten në majën e një shkëmbi të mbuluar me borë po bën xhiron e botës.

Në klip shihet arusha që e arrin këtë gjë me sukses, por i vogli i saj e ka shumë të vështirë. Këlyshi tenton me të gjitha mënyrat për të arritur majën, por kur duket se po ia arrin qëllimit, rrëshket dhe duhet t’ia nisë nga e para, ndërkohë që nëna e tij e shikon pa mundur ta ndihmojë dot.

Ariu I vogël nuk heq dorë dhe pasi e provon sërish, arrin t’i bashkohet nënës së tij.

Videoja është shpërndarë miliona herë në rrjetet sociale dhe ka tërhequr shumë njerëz që kur është postuar nga një pjesëtar I Shoqërisë Mbretërore Gjeografike Kanadeze.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *