Milioneri ofron 5 mijë paund për të zbuluar babain e vërtetë të fëmijëve të tij

Header_2219430_1.11.jpg

Një milioner zbuloi se tre djemtë që ai i rriti si të tijtë, në të vërtetë nuk janë fëmijët e tij, pasi mjekët i thanë atij se ai kishte lindur jopjellor.

Ai bëri zbulimin tronditës kur u diagnostikua me fibrozë cistike dhe mjekët i thanë se gjendja gjenetike nënkuptonte se nuk mund të kishte fëmijë, sepse shumica e njerëzve me këtë sëmundje nuk kanë kanal për spermën.

Ai paditi ish-bashkëshorten Kate dhe ajo tani ka rënë dakord që t’i kthejë 250,000 paund nga 4 milion paund që ajo mori kur ata u divorcuan në vitin 2008, para të cilat ishin për pagesat e shkollave private për fëmijët e tyre.

Ai ende nuk e di emrin e babait të vërtetë dhe dy nga tre djemtë refuzojnë të flasin me të. Bashkëthemeluesi i MoneySupermarket.com Mason, u shpreh: “Nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është.

Dikush papritur ju thotë” gjithçka që di dhe gjithçka që ke menduar të jetë e vërtetë, nuk është e vërtetë. Ju nuk jeni baba, nuk jeni në gjendje të keni fëmijë, emri juaj nuk do të trashëgohet”.”

Mason, nga Rhos, Uellsi i Veriut, u diagnostikua në vitin 2016. Ai kundërshtonte se gjetjet duhet të jenë të gabuara pasi ai ka lindur tre fëmijë – binjakët tani të moshës 19 vjeç dhe vëllai i tyre më i madh, 23 vjeç. ‘Konsulenti im më tha vetëm se duhet të bëj një bisedë me ish-gruan time “, shtoi ai.

Pasi u kontaktua me ish-bashkëshorten e tij, 54 vjeç, ajo pranoi një marrëdhënie jashtë martese me një koleg pune gjatë martesës së tyre 20-vjeçare, por insiston se ai nuk mund të ishte i ati, pasi ata gjithmonë përdorën masa mbrojtëse. Testet e ADN-së më vonë provuan se Mason nuk ishte babai i binjakëve, por djali i madh refuzoi të jepte një mostër duke thënë: ‘Ai është babai im dhe këtë nuk e ndryshon asgjë.’

Por bashkëthemeluesi i kompanisë së suksesshme, MoneySupermarket.com, nuk e la me kaq këtë çështje. Ai ofron 5 mijë paund për të gjetur identitetin e vërtetë të babait biologjik të tre djemve të tij, pas zbulimit të së vërtetës. Ai gjithashtu thotë se do të shkruajë një libër rreth kësaj historie./real-news.tv/

scroll to top