fbpx

Milot Rashica bëhet baba, fjalët e mëdha që shkruan

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica ka bërë të ditur se është bërë baba, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Pasi luajti të hënën në mbrëmje në ndeshjen e Bundesligës kundër Bayer Leverkusenit, Milot Rashica e ka publikuar një fotografi përkrah partneres së tij, Belkize Kerës, dhe djalit të tij të porsalindur.

“Ëndrra të mëdha, djalosh i vogël”, shkroi Rashica, mbi fotografinë e publikuar.