fbpx

Mimi Kodheli tregon raportin me Ditmir Bushatin: “Dikush vendos të jetë në politikë, por të merret me politikë nga një tjetër pozicion”

Screenshot_12-13.png

Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për raportet me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë Ditmir Bushatin i cili u përjashtua nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në një intervistë, Kodheli deklaroi se ai do të vazhdojë të jetë në politikë por nga një tjetër pozicion, ndërsa shtoi se shpreson që së bashku të arrijnë të bëjnë projekte të mira për vendin.

“Dikush vendos të jetë në politikë, por të merret me politikë nga një tjetër pozicion. Jo domsdoshmërisht ata që hyjnë në godinën pas shpinës sime janë të vetmit që merren me politikë, fusha e veprimit të Ditmirit është e gjerë dhe shpresoj se bashkë do ia arrijmë të bëjmë projekte të mira për vendin”.

E pozicionuar e 21-ta në skuadrën e PS në Tiranë, Mimi Kodheli deklaron se nuk do ta pranonte një renditje të tillë nëse nuk do kishte sigurinë për të marrë një mandat deputeti nga kryeqytetasit. “Kam njerëz me vete në politikë, besoj se kam ditur të tregoj vlerat e mia. Kjo është e vetmja gjë që ma thjeshton fushatën”, shprehet ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303