27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Mina me telekomandë dhe 130 gram heroinë, arrestohet në Lezhë Elbasanlliu

spot_img

Një operacion policie është finalizuar me sekuestrimin e 4 minave me telekomandë dhe të 130 gramëve heroinë. Minat me telekomandë, 52-vjeçari i identifikuar si Ali Novi, i kishte fshehur brenda një çante sportive, bashkë me sasinë e heroinës.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni ” Trotyl”, i ndjekur me metoda proaktive 

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Trotyl”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :

– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat