Ministrat e BE dhanë ‘OK’ për negociatat, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e fortë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në Tëitter në lidhje me vendimin që ministrat e BE dhanë për negociatat me Shqipërinë. Ajo e përshëndeti vendimin si dhe theksoi se ky vendim i BE tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.