fbpx

Ministrat e rinj, Basha: Rama u tall me shqiptarët

Lulzim-Basha-prononcim-per-mediat.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar tallje me shqiptarët, vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bërë ndryshime në qeveri.

Kreu i PD në një deklaratë për mediat tha se me këto largime ai tregoi se qeveris direkt me oligarkët dhe krimin dhe e ndërron qeverinë si të dojë.

“Ai e ka më të lehtë kështu që vendimet që merr bashkë me kriminelët t’i vulosin disa njerëz pa përgjegjësi politike. Janë njerëz të zhytur në afera korruptive. Sot pamë një grup njerëzish që nuk kanë asnjë rol përveç se duartrokasin vendimet e Edi Ramës, që i shërbejnë vetëm atij. Ai është në gjendje të rënduar psiqike,” tha Basha.

“ Pasi braktisi për 5 vite me radhë, sot Rama u tall me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe askush s’e ndalon. Ai mund të vendoste shoferin dhe parukieren e tij. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë. Ai dëshmoi se nuk ka nevojë për ministra, por se qeveris direkt me oligarkët dhe krimin. Ka qeverisur me ta në 5 vite, në këtë kuptim, ai i ka sjellë shqiptarëve disa emra të paaftë, të panjohur,” u shpreh kreu i PD. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *