Ministrat e vendeve të BE, dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Ministrat e Vendeve të BE kanë dhënë vendimine tyre në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Kjo gjithashtu dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për ballkanin perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”.