fbpx

Ministrat shqiptarë fillojnë të shkruajnë ‘shqip’

maqedonia-1.jpg

Menjëherë pas vendosjes së gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, ministrat kanë filluar të flasin dhe shkruajnë shqip.

I pari ka qenë pikërisht ministri Edmond Ademi, i cili ka shkruar në profilin e tij në gjuhën shqipe.

Ai thekson se ligji për gjuhët duhet të rrisë kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë

“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe. Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrisë kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeveriе udhëhequr nga LSDM”./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303