fbpx

Ministri britanik: Zbulohet një mutacion i ri i koronavirusit në Londër

Screenshot_23-8.png

“Një mutacion i ri i koronavirusit është identifikuar ditët e fundit, dhe ka shumë të ngjarë të lidhet me rritjen e shpejtë të rasteve në Londër”. Kështu ka deklaruar sot Ministrit britanik i Shëndetësisë Matt Hancock. Ministri tha të paktën 50 autoritete të ndryshme lokale në Mbretërinë e Bashkuar kishin regjistruar raste të Covid për shkak të mutacionit të ri. Lidhur me këtë është njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kanë filluar studimet e hollësishme.

Megjithatë, Hancock tha se deri më tani nuk ka asnjë provë që sëmundja është përkeqësuar ose se vaksinat nuk do të funksionojnë. Ai u tha ligjvënësve se javën e kaluar kishte rritje eksponenciale të virusit në të gjithë Londrën, Kent, pjesë të Essex dhe Herfordshire.“Ne kemi identifikuar më shumë se 1.000 raste me këtë variant, kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në rreth 60 zona të ndryshme “, tha ai.Deri më tani, autoritetet nuk e dinë në çfarë mase varianti i ri çoi në shpërthimin e rasteve. Sidoqoftë, Hancock theksoi nevojën për veprim të shpejtë dhe vendimtar, i cili është i nevojshëm për të kontrolluar pandeminë gjatë periudhës së vaksinimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303