Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ndodhet sot në Kosovë në një vizitë zyrtare. Pak minuta më parë ai ka mbërritur në presidencë ku është pritur nga kryetarja e shtetit Vjosa Osmani.Maas dhe Osmani pritet t’u drejtohen mediave pas takimit.
Kryediplomati gjerman pritet ta takojë edhe kryeministrij Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar edhe agjendën që do ta ketë Maas në vizitën e tij në Kosovë.Maas do të bisedojë me krerët e institucioneve të Kosovës lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

