fbpx

Ministri gjerman: Të lumtur që rifillon dialogu Prishtinë-Beograd

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomaten kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën kanë diskutuar për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe prioritetet e Gjermanisë përgjatë drejtimit të BE-së.

Mass ka thënë se Gjermania është e lumtur të shohë teksa dialogu Prishtinë-Beograd po rifillon, derisa ka shtuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një çështje e kyçe përgjatë presidencës gjermane në Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane. Ne gjithashtu jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës po fillon përsëri”, ka thënë Mass.

Lidhur me këtë bisedë sot kishte shkruar edhe vetë Haradinaj-Stbulla. Ajo falenderoi Mass për qëndrimin e paluhatshëm të Gjermanisë kundër idesë së ndryshimeve të kufijve në Ballkan.