Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka publikuar një njoftim së fundmi në Twitter. Ai bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”, shkruan Dendias.
Ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga kryeministri Rama lidhur me temat e diskutuara gjatë bisedën telefonike me Dendias.