fbpx

Ministri holandez: U takon Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme!

Kosova-BE-600x360.jpg

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, beson se është thelbësore që të  vazhdohet sa më shpejt dialogu Kosovë – Serbi.

Ai deklaroi se duhet treguar shumë të kujdesshëm sa i përket idesë së ndarjes së njerëzve në baza etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën.

Bloku, i cili ishte sot për vizitë zyrtare në Serbi, theksoi se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ku nënkuptohen pikëpamjet e qytetarëve.

“Prandaj është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të dyja vendet të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ai, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe që i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht.

Bloku, tha gjithashtu se Holanda mbetet e shqetësuar për mungesën e përparimit të Serbisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303