fbpx

Ministri i Diasporës zbulon se ku do të kandidojë më 25 prill

pp.jpg

Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

“Nuk kemi thënë që kemi bërë mrekullinë. Thuhet edhe ndonjëherë që kemi tepruar duke thënë që kemi gabuar këtu kemi gabuar aty. Kemi një qeverisje që për shkak të një veprimi të opozitës u vështirësuan punët. PS i ka të gjitha pushtete, kjo na ka rritur përgjegjësinë jo sic thonë shkodranët ‘na ka hip vetja në qejf’. Mendoj që ne diskutojmë maksimumin tonë, një metaforë që dikush e konsideron si tavan, por për socialistët tavani nuk ekziston. Unë do të jem kandiat në njësinë  nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303