Ministri i Energjisë të Emirateve të Bashkuara: OPEC nuk është armiku i SHBA

opec.jpg

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës nuk është armiku i Shteteve të Bashkuara, tha të shtunën në Abu Dhabi Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe Suhail al-Mazrouei.

“Ne plotësojmë njëri-tjetrin, ne nuk jemi armiq këtu”, tha Mazrouei në një konferencë të industrisë në Abu Dhabi, duke adresuar marrëdhëniet midis OPEC dhe vendeve më të mëdha konsumuese si Shtetet e Bashkuara.

OPEC dhe prodhuesit kryesorë të naftës globale të udhëhequr nga Rusia ranë dakord në dhjetor që të ulin prodhimin e naftës me 1.2 milionë fuçi në ditë nga janari për të balancuar tregun e naftës.

Vendimi erdhi përkundër thirrjeve të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj eksportuesve të naftës që të mos ulin prodhimin, duke thënë se kjo do të shkaktonte rritje të çmimeve të naftës në mbarë botën.

Mazrouei tha se çmimi mesatar i naftës në 2018 ishte 70 dollarë për fuçi.

Reduktimi i prodhimit të naftës me 1,2 milionë fuçi në ditë duhet të jetë e mjaftueshme për të balancuar tregun, tha Mazrouei.

Ai tha se nuk është e nevojshme që eksportuesit e mëdhenj të naftës të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme, para asaj që është planifikuar në prill./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303