fbpx

Ministri i Jashtëm grek së shpejti në Tiranë, marrëveshja për detin në fokus, ja ç’deklaroi Mitsotakis

zazazaza.jpg

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të jetë shumë shpejt në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë. Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri grek, Mitsotakis, teksa po fliste në Kuvend.

Ndërkohë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar para deputetëve grek se Greqia do të shtrihet me deri në 12 milje në perëndim të detit Jon. Tashmë ky projetkligj ka kaluar në parlamentin greke. “Greqia po rritet, të tjerët kanë thënë kështu, por ne po e realizojmë,” tha Mitsotakis.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë, pas asaj të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit tha dje se Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303