Ministri i Jashtëm Haiko Maas tregon detaje të reja nga sulmi në Vjenë: Në mesin e viktimave…

201102-vienna-shooting-police-se-354p_8ba7d06f1216635968386a3aba2fdc73.jpg

Armed police arrive at the first district near the state opera in central Vienna on November 2, 2020, following a shooting near a synagogue. - Multiple gunshots were fired in central Vienna on Monday evening, according to police, with the location of the incident close to a major synagogue. Police urged residents to keep away from all public places or public transport. One attacker was "dead" and another "on the run", with one police officer being seriously injured, Austria's interior ministry said according to news agency APA. (Photo by JOE KLAMAR / AFP) (Photo by JOE KLAMAR/AFP via Getty Images)

Një grua gjermane është mes viktimave të sulmit terrorist të mbrëmshëm në Vjenë, konfirmoi Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas, duke shprehur ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e saj.

“Qytetarët në Vjenë dhe në të gjithë Austrinë janë të bashkuar nga pikëllimi për viktimat, por edhe nga vendosmëria për t’u përballur me terrorizmin”, tha Maas.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se duhet t’u bëhet absolutisht e qartë autorëve të veprës: “Ju kurrë nuk do të keni sukses të ndani shoqërinë tonë”.

Austria u godit mbrëmjen e djeshme mu në zemër të saj nga një sulm terrorist, ku mbtën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Policia eleminoi autorin pak minuta më vonë, ndërsa autoritete konfirmuan se ai ishte Kujtim Fejzullai me origjinë shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303