fbpx

Ministri Klosi jep lajmin e madh, ja çfarë ndodh në qershor

blendi-klosi-profil.jpg

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka deklaruar ditën es tome se kufiri i parë që synohet të hapet sa më parë është ai me Kosovën.

“Nëse do të ketë një kufi të parë që do të hapet, do të jetë kufiri me Kosovën. Besoj që qershori do na gjejë me kufijtë e hapur. Duhet ta pranojmë që nuk po jetojmë në një situatë normale. Për ne do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme, që do të kishte një hapje dypalëshe të kufirit, për sa i përket sektorit të turizimit dhe lëvizjes së lirë. Jemi një dhe kemi shumë karakteristika të përbashkëta”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Megjithatë sipas Klosit, nuk duhet nxituar që të mos ketë gabime që do na kthejnë në situata të vështira me pandeminë.

“Ekspertët shëndetësorë do të marrin vendimet. E para është jeta e qytetarit, do të vazhdojmë ta theksojnë këtë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303