Ministri lëshon paralajmërimin e fortë, ja çdo ndodhë në këtë datë

Aksioni i qeverisë nisur kohë më parë për reduktimin e qeseve plastike nuk ka funksionuar plotësisht. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë një konference ku foli për heqjen e lejeve të mjedisit për disa biznese në vend, foli edhe për zhdukjen nga qarkullimi të qeseve plastike. Ai tha se qeveria ka një plan për zhdukjen e qeseve nga qarkullimi.

“Pavarësisht tregtimit të qeseve në markete me lekë, realiteti jashtë tyre është i kundërt. Tregtarët në rrugë i tregtojnë qeset dhe kjo është bërë shumë shqetësuese. Një realitet i tillë nuk kuptohet mirë nga njerëzit për rreziqet që shkaktojnë. Qeset plastike dëmtojnë realitetin. Nga 1 qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve ne të kemi vendin e parë në Shqipëri vendin e parë Evropian pa qese.

Qeset plastike kanë elemente të rrezikshme dhe kemi kërkuar që në fillim të vitit të bllokohet prodhimi dhe tregtimi i tyre”, tha ministri Klosi.