Ministri Lleshaj: Ligji ‘Antimafia’ nuk prodhoi atë që duhej

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një interviste për News24 bën një krahasim mes paketës anti-KÇK dhe ligjit antimafia, për të cilin thotë se nuk prodhoi atë që pritej.

Por çfarë thotë Lleshaj për këto dy ligjet?

“Ligji ‘anti mafia’ që ishte edhe është në fuqi, ka si objekt kryesor hetimin penal, procedimin penal të krimit dhe të pasurive të tij të marra se bashku. Ndërsa akti normativ i miratuar së fundi është një situatë që ka vetëm një qëllim, të karakterit administrativ, të adresojë, të konfiskojë dhe të sekuestrojë ato pasuri kriminale që nuk janë prekur deri tani për arsye të mungesës së instrumenteve ligjorë.

Pra është një instrument krejtësisht i ri, nuk është instrument i karakterit penal, është një instrument i karakterit administrativ, i cili do të mundësojë që thjesht të verifikohen pasuritë e gjithkujt që është dënuar për një numër të caktuar veprash penale, dhe pastaj është atribut i SPAK-ut dhe i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të cilët do të vendosin se çfarë të bëhet me të.”- theksoi ministri i Brendshëm.