Ministri Lleshaj: Nivel i ulët i respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar ditën e sotme për kontrollet policore për qarkullimin rrugor dhe respektimin e rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri shkruan:

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”-shkruan Lleshaj./real-news.tv/

Lër një koment