Ministri Lleshi nuk përmbahet për Berishën: Ky monstër…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se policia nuk ka trajtuar rastin e përdhunimit të vajzës 14 vjeçare në Kavajë.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri’, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Berisha i ftuar në ‘Tempora’ reagoi duke thënë se shkrimin e ka bërë Rama nga Twitteri i Lleshit.