24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ministri Manja flet për Hartën e re gjyqësore: Do afrojë njeriun me gjykatat, dosjellë përdorim më të mirë të burimeve publike

spot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas prezantimit nga Kryetarja e KLGJ së hartës së re gjyqësore, deklaroi se është një balancim shumë i mirë i tre prej kritereve kryesore.

Kjo hartë, tha ai, do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

“Grupi i Punës ka kryer një punë të lavdërueshme, të garantohet afërsia e individit me gjykatën. Ne jemi kujdesur për të garantuar që ky propozim të përmbush objektivat e ligjit, por të ketë një hartë gjyqësore që i paraqitet realitetit shqiptar. KLGJ të kujdeset që të ruajë një sportel ku të parashikojnë një gjykatë, ministria e drejtësisë në analizën që ka kryer, ka shqyrtuar edhe kriterin e garantimit të aksesit në drejtësi dhe nevojën që gjykata të jetë sa më afër qytetarit. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatave me njeriut, rritja e cilësisë dhe përdorimi sa më i mirë i burimeve publike. Edhe në nivel Apelit, nisur nga lëvizjet demografike, 90% e qytetarëve do të kenë askes në Apelin e Tiranës. Kjo është zgjidhja më e balancuar për të pasur një hartë gjyqësore, do të realizohet thelbi i së drejtës, se do të sjellë normalizimin e ngarkesës, seancat nuk do të shtyhen më për kohë të gjata duke ulur kostot”, tha Manja.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi gjithashtu se riorganizimi gjyqësor duhet të kryhet me faturën më të vogël financiare.

‘Reforma në drejtësi është në fazën e konsolidimit. Nëpërmjet kësaj pakete krijuam mekanizma për rritjen e gjykatave. Qeveria shqiptare ka dhënë kontributin e saj për reformën në drejtësi. Kemi ngritur një sistem pagash në nivele dinjitoze. Tashmë është koha që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehen në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi. Harta e re gjyqësore është një nga instrumentet kryesore. Rishikimi i hartës është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit gjyqësor në vend për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë dhe mundësinë e aksesit në drejtësi”, tha Manja.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat