Ministri rus i Mbrojtjes viziton Beogradin, ministri serb Vulin: Formimi i ushtrisë së Kosovës, i papranueshëm

Ministri i Mbrojtjes ruse ka vizituar Serbinë ditën e djeshme. Ai ka takuar në Beograd homologun e tij Aleksandar Vulin, i cili mes tjerash citohet të ketë thënë se, “formimi i ushtrisë së Kosovës dhe armatosja e saj janë të papranueshme”.

Dy ministrat e Mbrojtjes janë fokusuar në bashkëpunimin e vendeve të tyre në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.

Po ashtu, ministri serbi Mbrojtjes, Vulin falënderoi Rusinë për ndihmën ushtarake që po i ofron.

Shoigu gjatë vizitës së tij në Serbi do të takojë edhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument në, të cilin është thënë se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012.

Flirtimi i Serbinë me Rusinë, si  dhe me Kinën, nuk shihet me shumë sy të mirë nga Perëndimi.