fbpx

Ministri serb i Mbrojtjes: Shqipëria e Madhe çon në luftë

Screenshot_16.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë kërkon publikisht që vendi i tij të ripërkufizojë politikën ndaj Bashkimit Europian.

Sipas tij, standardet e dyfishta që Unioni po përdor në raport me Beogradin zyrtar e bëjnë të detyrueshëm ndryshimin e qëndrimit, ndonëse ka pranuar se nuk ka marrë mbështetjen e presidentit Aleksander Vuçiç për këtë propozim.

Aleksander Vuçiç për këtë propozim.

 

“Po kërkoj që të konsiderohet nëse kemi nevojë për këtë lloj BE-je, nëse kemi nevojë për këtë lloj politike, apo duhet të ndryshojmë pozicionin tonë politik ndaj BE-së.

Kur Prishtina vendos taksat 100%, BE-ja thotë se shqiptarët do t’i ulin pak që të vazhdohet dialogu me Beogradin dhe na fut ne në një thes me ta”, është shprehur Vulin gjatë fjalës së tij me rastin e rinovimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Sipas tij, krijimi i Shqipërisë së Madhe është një e keqe që do të çojë në konflikt, jo vetëm me serbët, por edhe me të tjerë në Ballkan.

“Dhe BE-ja hesht, i kërkoj që të flasë. Vuçiç është i vetmi lider në Ballkan që me të vërtetë kërkon stabilitet rajonal”, shtoi Vulin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *