Ministri serb “nuk i ndahet” Ramës: Të kujtojnë për çorapet shqyera

ramavulin.png

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.  Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Më herët, kryeministri Rama shkroi në Tëitter duke iu drejtuar presidentit serb me fjalët “shpresoj se kjo është një shaka dhe se kjo mënyrë e të menduarit duhet të dënohet”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303