Ministri turk: Po përgatitemi për tërmetin me magnitudë 7.5 në Stamboll

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Soylu, ka thënë se qeveria po përgatitet “seriozisht” për t’u përballur me një tërmet të mundshëm të fortë në Stamboll, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e vendit.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një intervistë televizive, dy ditë pasi një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.8 goditi provincat juglindore të Turqisë, Elazig dhe Malatya.

“Ne presim një tërmet me madhësi 7.5 në Stamboll … Ne po punojmë seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit,” i tha ai transmetuesit CNN Turk.