Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë shtetasit e huaj të cilët kërkojnë të pajisen me Leje Qëndrimi në vendin tonë se pajisja dhe rinovimi i lejeve do të bëhet përkohësisht nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike që shkarkohen në e-Albania, deri në një njoftim të dytë.
Rtsh shkruan se kërkesat për t’u pajisur me Leje Qëndrimi kanë dalë përtej parashikimeve, megjithatë Ministria e Brendshme ka zgjedhur t’u japë zgjidhje të gjithë shtetasve të huaj në këtë mënyrë, duke akomoduar çdo kërkesë apo aplikim.
Ndërkohë po punohet për rritjen e kapaciteteve në mënyrë që shtetasit e huaj, sa më shpejt të pajisen edhe me kartat e Lejeve të Qëndrimit.