fbpx

Ministria e Drejtësisë jep Njoftimin zyrtar, ja ç’po ndodh në burgun e Drenovës

burg.jpg

Ministria e Drejtësisë ka reaguar me një njoftim për rastet e infektimeve me COVID në burgun e Drenovës.

Sipas ministrisë, vetëm një i burgosur është transportuar drejt Infektivit, për një mjekim më të specializuar, por jo në gjendje të rënduar.

DEKLARATA E MINISTRISË

Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të COVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.

Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga COVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.

Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303