fbpx

Ministria e Jashtme sapo dha njoftimin e rëndësishëm për gjithë shqiptarët në Rumani

1559719333_ministriaejashtme.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka informuar të gjithë shqiptarët në Rumani se pas konsultimeve me autoritetet rumune, kushdo që ësshtë i detyruar të qëndrojë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shtetasit shqiptarë duhet të provojnë se e kanë të pamundur largimin nga territori rumun. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun: http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.​

Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun: https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun: http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303