fbpx

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-3.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 Prill 2021)

Raste të reja ditore 128

Të shëruar në 24 orë 712

Të shtruar në spitale 149

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2789

Testime totale 626,989

Raste pozitive 130,537

Raste të shëruara 105,728

Raste Aktive 22,431

Humbje jete 2,378

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17297

Fier 1888

Durrës 722

Shkodër 622

Gjirokastër 425

Korçë 548

Vlorë 304

Elbasan 246

Kukës 217

Dibër 165

Berat 81

Lezhë 37

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303