fbpx

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete nga Covid, ja sa raste të reja u identifikuan në 24 orë

infektiv-e1612715009352.jpg

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë ditës së fundit, në vendin tonë janë regjistruar vetëm 25 raste të reja me koronavirus. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërsa 13 persona janë shëruar.

Shifrat e plota:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303