fbpx

Ministria tha se vdiq nga koronavirusi, miqtë e mohojnë kategorikisht

Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë u raportua se një prej viktimave nga covid ishte edhe një 61 vjeçar nga Saranda.

Por kjo është kundërshtuar nga miqtë e tij. Ata thonë se 61 vjeçari nuk vdiq për shkak të COVID.

Në një reagim për Saranda Web, miqtë e tij thonë se 61 vjeçari vuante nga diabeti dhe ka qenë kjo sëmundje e cila i ka marrë jetën.

Ata shprehen se ditën e djeshme është transportuar drejt spitalit, pasi kryente çdo ditë insulina, ndërsa shtojnë se e kanë të paqartë përse ministria e raportoi si viktimë nga COVID.