fbpx

Ministria e Shëndetësisë: Rikthehen pas disa ditësh vdekjet nga Covid-19

pacient-spitali-qkuk-koronavirusi-covid-19-600x360-2.jpg

Një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që janë shënuar 22 raste të reja, kurse 152 qytetarë rezultojnë të jenë shëruar. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar nga Saranda.

Prej disa ditësh në Shqipëri nuk shënoheshin vdekje prej koronavirusit, kurse të prekurit mbeten në tregues minimal. Qytetarët pozitivë me koronavirus janë: 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, ndërsa raportohet se në të gjithë vendin janë 622 persona aktivë.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 152
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 765

Testime totale 1,761,701
Raste pozitive 272,711
Raste të shëruara 268,563
Raste Aktive 662
Humbje jete 3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 238
Fier 142
Vlorë 62
Kukës 56
Shkodër 51
Lezhë 30
Gjirokastër 24
Elbasan 23
Korçë 22
Berat 14
Durrës 13
Dibër 3

Njoftimi i ministrisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.

Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303