fbpx

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, zbulohet arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë i ka refuzuar kërkesën për vizë Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç.
Sipas mediave kosovare, ministei serb Sharçeviç kishte planifikuar të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës.

Mediat shkruajnë se ky refuzim ndodhi për disa arsye. Ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

” Shkaqet e refuzimit konsistojne në arsyet se: Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes se pavarësisë së Kosovës; Qeveria e Serbisë vazhdimisht azhurnon urdhrër-arrestet ndërkombëtare per krime të pretenduara lufte në Interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish ushtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe Qeveria e Serbisë, përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë – në veriun e vendit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.