Ministrja Balluku jep detajet për Aeroportin e Vlorës: Kushton 104 milionë euro, brenda 14 muajve do…

FWES.png

Ministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj lidhur me ngritjen e Aeroportit të Vlorës tha se do të hapet mundësia për investime në turizëm. Jo vetëm kaq por ministrja tha se punimet do të nisin brenda 14 muajve.

Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit. Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera.

scroll to top