Ministrja Balluku zbulon datën e hapjes së bypass-it të Vlorës: Do jem bashkë me kryeministrin! Natën punohet më mirë, sot qenka freskët

ddddd-1-768x420.png

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet bypass-in e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin e automjeteve.

Balluku bëri me dije se në 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shkojnë drejt jugut të vendit pa kaluar në qytetin e Vlorës.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Ne mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar dhe më pas bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur! Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt jugut, për të kapur edhe dy javët e fundit të pushimeve, që është edhe piku i sezonit do hapet rruga. Pas 7 ditësh do jemi në festë,”-tha ajo.

Ndërsa gjithashtu ka ndarë me dy shoqëruesit e saj edhe problematikën e punimeve, që janë zhvilluar në temperatura tejet të larta që pushtuan vendin pak javë më parë.

“Për shkak të temperaturave të larta, natën punohet më mirë. Është edhe fresk sonte,“-shtoi ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303