Ministrja e Arsimit jep lajmin e mirë

eVIS-kUSHI.jpg

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar një video së fundmi të Kristi Isakut, një e re që ka fituar një kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Duke qenë tashmë një pjesë integrale e “Paktit për Universitetin”, Ministrja Kushi nënvizon se ky program është “një mundësi shumë e mirë për integrimin e të rinjve në administratën qendrore e vendore, si dhe institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare”.

“Me të përfunduar studimet, e ndodhur në pasiguri për krijimin e eksperiencave të para të marrëdhënies së punës, u njohu me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes linkut të publikuar në faqen zyrtare të MASR, bëra aplikimin dhe përfitova praktikën 3-mujore pranë DPAP. Sot, si meritë e përkushtimit ndaj mundësisë që mu dha, jam pjesë e DPAP përmes nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare pune dhe e shoh Programin Kombëtar të Praktikave të Punës si një mundësi mjaft të mirë për kualifikim profesional dhe personal” – shprehet ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303