fbpx

Ministrja e Drejtësisë jep lajmin e mirë: Një arritje me shumë vlerë!

etilda-gjonaj.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar një postim sot në rrjete sociale ku ka bërë me dije një lajm të mirë.

Ajo ka paraqitur një nga arritjet e radhës të institucionit që ajo drejton. Gjonaj ka theksuar se tashmë është krijuar Bordi Disiplinor i Noterëve.

Postimi i plotë:

Një arritje me shumë vlerë është se Bordi Disiplinor i Noterëve tashmë është krijuar, duke patur dy përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, dy përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë  dhe një nga Shkolla e Magjistraturës. Bordi Disiplinor i Noterisë është një strukturë shumë e rëndësishme për të garantuar pavarësinë në vendimmarrje.

Sot përballemi me sfida të tjera, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e pastrimit të parave. Nga struktura të Këshillit të Europës siç është MONEYVAL, na është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që monitorimin më të thellë përsa i përket parandalimit të pastrimit të parave ne ta kryejmë ndaj të gjithë subjekteve tek të cilat vihen re aspekte të cilat sjellin problematika të tilla dhe ku përfshihen edhe noterët.

Advertisement

Viti 2021 do të jetë i fokusuar tek këto inspektime, tek këto monitorime, të cilat na shërbejnë të gjithëve. Edhe pse inspektimet dhe kontrollet mund të jenë të bezdisshme, por në fund të fundit i shërbejnë një interesi që është shumë më i madh, pasi bëhet fjalë për të plotësuar një detyrim të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Nga një anë kemi një kuadër ligjor të rregulluar, kemi një reformim tërësor të shërbimit, dhe nga ana tjetër do të duhet që po aq efikase të jenë edhe mekanizmat e kontrollit, jo vetëm për noterët, por për të gjitha profesionet e lira nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303