Ministrja e Jashtme e Kosovës futet në izolim, pati kontakt me një zyrtar të infektuar me Covid

mijistre.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është futur në karantinë  së fundmi. Ajo i është nënshtruar testit për Covid-10, pasi ka patur kontakt me një zyrtar të prekur nga virusi.

Ajo shton se ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe obligimet deri në rezultatin e testit të saj.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA

Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetëizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303