Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës ka mohuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i saj.

Ditën e djeshme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ishte njoftuar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, se Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Entuziazmi që shoqëroi këtë lajm ishte i madh pasi prej dy vitesh Kosova nuk kishte marrë njohje të reja. Por njoftimi në Twitter i ministres Kamina J Smith ka krijuar një situatë të pazakontë.

Deri më tani, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkruan ajo duke i bashkangjitur postimit deklaratën e presidentit Thaçi.

Hon. Kamina J Smith@kaminajsmith

To date, Jamaica has not recognized Kosovo as an independent state. https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1230548150756073472 

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Great news! I just got notified from our Ambassador @vloracitaku that #Jamaica has recognized Republic of #Kosovo as sovereign and independent. I know this is a result of hard work & lobbying of several years, incl @RepEliotEngel. Good work. Thank you dear friends from Kingston!

View image on Twitter
Në njoftimin e djeshëm ky i fundit thoshte se njohja nga Xhamajka është edhe “rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel”.

Për çështje pritet të ketë një reagim zyrtar pasi deri më tani deklaratat janë bërë në Twitter. Ekziston mundësia që llogaria në Twitter e ministres së Jashtme të Xhamajkës të jetë manipuluar ose më keq akoma, që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të jetë keqinformuar nga diplomatët.