fbpx

Ministrja e Ramës bën gafa teksa flet, deputeti i PD shkrihet së qeshuri, ajo i kthehet: Ju zotëri që po… (Video)

800-0-61443ea4dc7a8.jpg

Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka bërë disa lapsuse teksa po fliste në Parlament.

Në një moment ajo i ka tërhequr vëmendjen deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili ishte duke qeshur me fjalimin e saj.

“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht  përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”

“Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve…”

“Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi për detyrë të kërkojmë më shumë nga vetja”.

Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar”

Ndërkohë që nuk mungoi as një shprehje e tipit: “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303