Ministrja e re e Arsimit betohet para presidentit Ilir Meta

80fa0218-185f-4602-ba18-f40c5d66de7e.jpg

Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi është betuar sot para Presidentit Ilir Meta.

Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”- tha ajo me dorën mbi Kushtetutë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303