fbpx

Ministrja jep lajmin e mirë, shkon në 21 numri i mjekëve të shëruar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak më pare se 3 persona nga personeli shëndetësor janë shëruar nga covid-19.

“Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në Ishp.

Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid 19. Forca”, shkruan Manastirliu.